Emir Sulejmani: Shitja e tokës publike në komunën e Zhelinës, është krim moral dhe tradhti ndaj qytetarëve - Gazeta Express
string(104) "emir-sulejmani-shitja-e-tokes-publike-ne-komunen-e-zhelines-eshte-krim-moral-dhe-tradhti-ndaj-qytetareve"

Maqedoni

Gazeta Express

15/08/2025 15:22

Emir Sulejmani: Shitja e tokës publike në komunën e Zhelinës, është krim moral dhe tradhti ndaj qytetarëve

Maqedoni

Gazeta Express

15/08/2025 15:22

Emir Sulejmani, kandidat i BDI për Kryetar të Komunës së Zhelinës, ka reaguar ashpër ndaj shitjes së tokave publike në këtë komunë, duke e quajtur këtë akt një krim moral dhe tradhti ndaj qytetarëve.

Në një postim të tij, Sulejmani theksoi se toka e Komunës së Zhelinës nuk është pronë private e udhëheqësisë aktuale, por një pasuri e përbashkët e qytetarëve, një trashëgimi e çmuar që është ruajtur dhe mbrojtur për shumë vite nga breza të tërë.

“Shitja e tokave publike është një akt që i dëmton qytetarët dhe është një tradhti ndaj pasurisë që ka qenë e përbashkët e të gjithëve ne. Toka e Komunës së Zhelinës është pasuri që duhet të ruhet dhe të zhvillohet për brezat që do të vijnë, jo të shitet për interesa personale”, shkruan Sulejmani.

Ai premtoi se, në rast se zgjidhet kryetar, do të mbrojë çdo centimetër të tokës publike dhe do të jetë i angazhuar për të rishikuar çdo kontratë të dyshimtë që lidhet me shitjen e tokës. Sulejmani theksoi se do të kërkojë llogari nga ata që janë përgjegjës për këto veprime dhe do të luftojë për ndalimin e çdo shitjeje të padrejtë.

“Unë nuk premtoj mrekulli, por premtoj që çdo kontratë e dyshimtë do të rishikohet dhe çdo njeri që ka vënë firmën mbi shitje të padrejta do të japë llogari”, tha ai.

Sulejmani e mbylli mesazhin e tij me angazhimin për të mbrojtur tokën e Komunës së Zhelinës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët, duke nënvizuar se kjo tokë është një amanet i brezave që kanë kaluar dhe duhet të mbrohet për ata që do të vijnë.

“Ne nuk mund ta lejojmë që toka e Zhelinës të shitet për interesa personale. Ajo është për t’u ndërtuar dhe zhvilluar, për brezat që do të vijnë”, përfundoi Sulejmani.

Për një të ardhme më të drejtë dhe të zhvilluar për Komunën e Zhelinës!