Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti është transferuar tek klubi i madh gjerman, Hamburg, nga gjiganti kroat Hajduk Split.
Ndeshjen e fundit me kroatët, Emiri e luajti me datë 25 gusht, teksa pas finalizimit të marrëveshjes i erdhi ftesa me kombëtare, shkruan Gazeta Express.
Ai gjatë ditës së sotme ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me klubin e ri ku shihej në top formë.
Sahiti me klubin gjerman ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.
Anësori dardan pritet të debutoj me Hamburgun këtë fundjavë në ndeshje ndaj Regensburgut në Bundesliga 2.
Aktualisht skuadra e tij ndodhet në pozitën e shtatë ku pas katër ndeshjeve ka shtatë pikë./Gazeta Express