Eminem ka befasuar të gjithë kur është shfaqur mbrëmë në skenën e Oscars, për të performuar këngën “Lose Yourself” me të cilën ka fituar para 17 vjetëve.
Padyshim, pas fitores së ‘Parasite’, momenti më i veçantë i mbrëmjes së ceremonisë Oscar ishte paraqitja e Eminem në skenë.
Reperi para 17 vjetëve është shpërblyer me çmim Oscar për këngën ‘Lose Yourself’ e cila ishte pjesë e filmit të tij, 8 Mile, mirëpo ai nuk ishte i pranishëm për të pranuar çmimin pasi që atëherë nuk i interesonte për ceremonitë e ndarjes së çmimeve. shkruan Gazeta Express.
“Lose Yourself” winning Best Original Song Oscar®Eminem ka treguar se derisa po mbahej ceremonia në vitin 2003, ai ishte duke shikuar filma të animuar në shtëpi me vajzën e tij.
Ndërsa mbrëmë kur doli në skenë, pas hutisë që krijoi në publik, të pranishmit shumë shpejt e morën veten dhe filluan të këndojnë bashkë me reperin këngën e famshme./Gazeta Express/
Eminem Lose Yourself Performance at Oscars (2020)