Emina Çunmulaj shpërthen në lot gjatë emisionit - Gazeta Express
string(47) "emina-cunmulaj-shperthen-ne-lot-gjate-emisionit"

Gazeta Express

25/09/2020 14:16

Emina Çunmulaj shpërthen në lot gjatë emisionit

Gazeta Express

25/09/2020 14:16


Modelja dhe filantropistja, Emina Çunmulaj ishte e ftuar sot në emisionin “Historia ime”, ku gjatë intervistës me Mirela Milorin, u ndal tek nëna e saj. Emina tregoi se do dëshironte shumë t’i ngjante nënës së saj, e cila ka ndihmuar shumë njerëz gjatë luftës në Kosovë.

Me lot në sy Emina u shpreh se njerëzit e pyesin pse ndihmon kaq shumë dhe përgjigja e saj ishte: “Nuk di ndryshe, dua t’i ngjaj mamit sa thoji i gishtit te kembes”.

Lexo Edhe:

Gjatë luftës kanë kaluar shumë refugjatë që mami im i ka dhënë bukë për të ngrënë, rrobat tona ua ka veshur atyre. Mami është një engjëll që e kam kudo me vete ku shkoj, është një femër që ka qenë më e forta në këtë botë, ka luftuar për gjithçka, së pari për veten, pastaj për 6 fëmijë se ne jemi 3 motra, 3 vëllezër. Shumë njerëz pyesin pse i bën këto gjëra, pse ndihmon njerëzit. Unë nuk di ndryshe. Mami im ka patur shpirtin më të bardhë në botë. Dua t’i ngjaj mamit sa thoji i gishtit te kembes”, u shpreh Emina.