Emilian Sakuli me Audi RS3 në Divizionin AWD dhe Rinor Vërbovci me Seat Ibiza në Divizionin FWD/RWD janë fitues të garës së parë Drag Race për sivjet.
Në të dyja divizionet rivaliteti ishte i madh, ashtu siç ishte edhe numri i pjesëmarrësve.
Me 129 garues të regjistruar, në këtë fundjavë u shënua rekord në historinë e Drag Race në Kosovë.
Sakuli fitoi në Divizionin AWD duke përshkuar distancën prej 402 metrave për 09.701 sekonda, me shpejtësi mesatare 246 kilometër në orë.
Në finale ai u përball me Ardian Begajn, madje ky i fundit ishte më imirë në vozitjen e parë, por në të dytën gaboi duke hyrë në të kuqen, që i kushtoi me diskualifikim, duke marrë parasysh se këtë gabim e kishte bërë edhe dy her më parë gjatë garës.
Gjtihsesi, Begaj u stolis me kupën për kohën më të mirë, pasi në cak arriti për 09.475 sekonda, me shpejtësi mesatare 258 km/h.
Ndërkaq, fituesi i Divizionit FWD/RWD, Rinor Vërbovci pati kohën 11.206 sekonda, me shpejtësi mesatare 219 km/h.
Mjaft atraktive ishte edhe garuesja Vjollca Rifati me Audi RS7, e cila ishte në rrugë të mirë për t’u gjendur në podium, por u tërhoq nga gara për shkak të një problemi në veturë.
Rezultatet:
Divizioni AWD
Klasa 9
1.Emiljan Sakuli (Audi RS3)
2.Bledar Krasniqi (BMW 540i)
3.Fitor Gashi (BMW)
Klasa 10
1.Ardian Berisha (BMW M340i)
2.Lindrit Bajraktari (Audi RS7)
3.Jeton Loshi (BMW 340xi)
Klasa 11
1.Ferdinand Ukgjini (BMW 435XD)
2.Hafiz Mustafa (Golf 8R)
3.Besart Kryeziu (BMW M550D)
Klasa 12
1.Muhamed Mahmudi (Golf 5 1.9 TDI)
2.Emrush Fazliu (BMW M140)
3.Edonit Ukaj (Golf 7R)
Divizioni FWD/RWD
Klasa 11
1.Rinor Vërbovci (Seat Ibiza)
2.Dinoris Arifaj (Seat Ibiza)
Klasa 12
1.Lavdat Vllahiu (BMW E60 535D)
2.Besi Berisha (BMW)