Emilia Clarke nuk i pëlqeu fundi i Game of Thrones - Gazeta Express
string(50) "emilia-clarke-nuk-i-pelqeu-fundi-i-game-of-thrones"

Gazeta Express

17/03/2020 22:18

Emilia Clarke nuk i pëlqeu fundi i Game of Thrones

Gazeta Express

17/03/2020 22:18

Ylli i Game of Thrones, Emilia Clarke ka treguar që ajo ishte “e mërzitur” që Kit Harington që luante rolin e Jon Snow e “vret atë” në fundin e serisë

Aktorja 33 vjeçare ka treguar që ajo “me të vërtetë e ka ndjerë më shpirt” pasi që karakteri i saj Daenerys Taragaryen, vritet nga Jon Snoë në fund të serialit Game Of Thrones.

Lexo Edhe:

Clarke ka shtuar që Snoë nuk ka pasur “nevojë për ta bërë këtë” pasi që ai ishte shpallur mbret në veri por e vret atë.

Ajo po ashtu ka dal krah shumë fansave të cilët mendojnë që sezoni i fundit ishte shumë i shkurtër me vetëm gjashtë episode, duke shtuar se “ai mund të ishte me i gjatë”.

Aktorja e ka ditur fundin para disa viteve, por ka pranuar se kur erdhi në fund të serialit ajo ndiente “sikurse po dilte nga një bunker”.

Clarke për momentin luan në filmin “The Seagull”, e cila do të shfaqet në kinemanë “Playhouse” në Londër më 30 maj. /GazetaExpress/