Emigrantit të bllokuar në kufi i bien të fikët, Bardhi poston pamjet: Krim i turpshëm i Ramës! - Gazeta Express
string(91) "emigrantit-te-bllokuar-ne-kufi-i-bien-te-fiket-bardhi-poston-pamjet-krim-i-turpshem-i-rames"

Emigrantit të bllokuar në kufi i bien të fikët, Bardhi poston pamjet: Krim i turpshëm i Ramës!

Gazeta Express

07/04/2020 14:58

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka postuar disa pamje nga kufiri i Kapshticës, atje ku dhjetëra emigrantë janë bllokuar, pasi pala shqiptare nuk i lejon të futen në atdhe.

Lexo Edhe:

Në video duket sesi njërit prej emigrantëve i bie të fikët, teksa Bardhi shton se shumica e atyre që janë bllokuar prej mëse dy ditësh atje, janë punonjës sezonalë në Greqi dhe që s’kanë asnjë lloj mundësie të qëndrojnë në shtetin fqinj.

 “Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij. Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim.”