Emërohet Këshilli i Ri Drejtues i Teatrit Kombëtar, ka edhe emra partiakë në të - Gazeta Express
string(79) "emerohet-keshilli-i-ri-drejtues-i-teatrit-kombetare-ka-edhe-emra-partiake-ne-te"

Emërohet Këshilli i Ri Drejtues i Teatrit Kombëtar, ka edhe emra partiakë në të

Arte

Gazeta Express

08/05/2021 1:25

Me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Këshilli drejtues, me mandat 4 vjeçar, ka këtë përbërje: Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliqi.

Lexo Edhe:

“Qeveria e re i trajton me prioritet të veçantë institucionet kombëtare të kulturës. Vendimi i sotëm është i hapi i parë për ndërtimin e një vizioni të ri për Teatrin e Kosovës. Ditëve në vijim, Ministria do të ndërmarrë veprime tjera për institucionet kombëtare të kulturës që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë financiare dhe institucionale, pavarësinë programore dhe artistike, zhvillimin e audiencave, ngritjen e kapaciteve profesionale dhe prezantimin ndërkombëtar të produktit vendor artistik”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e MKRS-së.

Kujtojmë se ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit, pati thënë se do të bëjë departizim të institucioneve kulturore.

Por, duket se premtimi shkoi huç me emërimin e regjisores Shkurtë Aliu në KD të TKK-së, që është edhe organi më i lartë drejtues i TKK-së.

Aliu është anëtare e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës i takon edhe ministri Çeku.

Ajo njëjta kishte garuar për deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, por që nuk kishte arritur të merrte votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Agron Shala, Ramadan Musliu, Feim Maliqaj, Besim Rexhaj, Mustafë Halili, Samka Ferri e Ismet Azemi ishin emëruar në KD të TKK-së tetorin e kaluar nga ish-qeveria.