Emërohet drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, Agim Bajko zë vendin e Erion Isait - Gazeta Express
string(80) "emerohet-drejtori-i-ri-i-teatrit-te-kukullave-agim-bajko-ze-vendin-e-erion-isait"

Gazeta Express

14/02/2020 11:44

Emërohet drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, Agim Bajko zë vendin e Erion Isait

Gazeta Express

14/02/2020 11:44

Emërohet drejtori i ri i Teatrit të Kukullave dhe do të jetë aktori i njohur Agim Bajko.

Bajko emërohet në krye të Teatrit të Kukullave pas lirimit nga detyra të Erion Isait, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Isai është liruar nga detyra që mbante pasi shpalli kandidaturën për kryebashkiak i Kolonjës ku rezultoi dhe fitues.

Agim Bajko është një ndër aktorët më të spikatur komik. Nivelet më ta larta i mberriti kryesisht ne komedi të plota, në skeçe të gjata, ku mundesia per t’i vizatuar figurat më ne thellesi e plotesi ishte me e madhe.

Ndër rolet e tij më të veçanta janë: Don Kishoti ne inskenimin e pjesshëm te romanit homonim te Servantesit (1982), dhendri i dyte te komedia Tri dhenduret e Djonis Bubanit* (1987), profesori i filozofise te komedia Borgjezi fisnik e Molierit (1989). Ka qene po ashtu i suksesshem ne disa filma e telefilma si: Dy here mat 1986, Edhe keshtu, edhe ashtu, 1989.

Ai është humorist në disa emisione e rubrika kulturore televizive, por me emisionin humoristik “ By-pass” ka zënë vend të mirë në treg duke vënë në jetë talentin e tij prej humoristi dhe gazetari. Per kontributin e tij në medien televizive Bajko është vlerësuar me çmimin “PERSONAZHI I VITIT” me 2009 nga Vleresimi vjetor radio Televiziv. Gjithashtu, me 2012 eshte nderuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me titullin “MJESHTER I MADH”.