string(60) "emerohet-drejtori-i-ri-i-teatrit-kombetar-eksperimental-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2023 19:16

Emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2023 19:16

Nga dita e sotme Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të ketë në krye të tij Gjergj Prevazin.

Ky vendim është marrë në mbledhejn e sotme të qeverisë dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

Kujtojmë se për postin e drejtorit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ishin 5 kandidatura në garë që u prezantuan në Ministrinë e Kulturës, konkretisht: Ema Andrea, Genc Fuga, Indrit Çobani, Gjergj Prevazi dhe Ledjon Zoi.

Pas dorëheqjes së Altin Bashës nga posti i drejtorit të këtij teatri, i cili më pas u bë drejtor i Teatrit Kombëtar, ky institucion mbeti pa një drejtues.

 VE N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/Gazeta Express