Emërohen anëtarët e rinj të Komisioneve Komunale Zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 - Gazeta Express
string(84) "emerohen-anetaret-e-rinj-te-komisioneve-komunale-zgjedhore-per-zgjedhjet-lokale-2025"

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2025 16:29

Emërohen anëtarët e rinj të Komisioneve Komunale Zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2025 16:29

Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ka kryer shkarkime dhe zgjedhje të rastësishme të kryetarëve nënkryetarëve të rinj, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve në disa komisone komunale zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbajti sot një seancë për të shkarkuar dhe zgjedhur rastësisht kryetarë dhe nënkryetarë të rinj, anëtarë dhe zëvendësanëtarë të disa komisioneve komunale zgjedhore.

Janë shkarkuar 42 persona të angazhuar në KKZ të cilët deri në KSHZ kanë paraqitur dokumentacion me të cilin vërtetohet se nuk mund t’i përmbushin detyrimet e tyre zgjedhore. Në vendin e tyre janë zgjedhur të rinj nga administrata.

Anëtarët e KSHZ-së pranuan propozimin e Ditmire Shehut që këta persona të kontaktohen menjëherë me telefon në mënyrë që KKZ-të të mund të përfundojnë dhe të fillojnë punën në pritje të zgjedhjeve lokale më 19 tetor 2026.