Emërllahu me premtim të madh pasi u prezantua tek Cluji - Gazeta Express
string(55) "emerllahu-me-premtim-te-madh-pasi-u-prezantua-tek-cluji"

Futboll

Gazeta Express

12/02/2025 13:28

Emërllahu me premtim të madh pasi u prezantua tek Cluji

Futboll

Gazeta Express

12/02/2025 13:28

Lindon Emërllahu u prezantua edhe zyrtarisht dje nga CFR Cluj, të cilit iu bashkua për 700 mijë euro nga Ballkani.

Futbollisti më i mirë i vitit 2024 në Kosovë i dha fund eksperiencës në futbollin kosovar pasi e fitoi tri herë titullin e kampionit, ndërsa tash është i gatshëm për një sfidë të re, shkruan “Gazeta Express”.

Mesfushori defanziv i ka thënë fjalët e para si futbollist i ri i Clujit, me të cilin synon ta ketë një përvojë të suksesshme.

“Jam i lumtur që jam këtu, në një klub të madh si CFR Cluj, i cili vit pas viti gjendet në krye të tabelës. E kam përcjellë skuadrën në këtë sezon dhe dua që së bashku të kemi momente të mira. Do të jap gjithçka nga vetja për ekipin, për tifozët dhe për këto ngjyra që t’ia dalim të jemi kampionë sërish”, u shpreh përfaqësuesi kosovar.

Drejtuesit e klubit rumun presin shumë nga Emërllahu, duke insistuar se nuk kanë pasur asnjëherë në ekip lojtar të nivelit të tij në atë pozitë.

Emërllahu në klubin rumun do t’i bashkohet futbollistit tjetër kosovar, Meriton Korenica.

Cluj momentalisht është lider në ligën elitare të futbollit rumun, ndërsa synon që ta fitojë titullin e kampionit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement