Embolo për vërshëllimat e tifozëve në Prishtinë ndaj Xhakës: Ai u vërshëllye nga 60 mijë tifozë te Arsenali dhe u rikthye edhe më i fortë - Gazeta Express
string(136) "embolo-per-vershellimat-e-tifozeve-ne-prishtine-ndaj-xhakes-ai-u-vershellye-nga-60-mije-tifoze-te-arsenali-dhe-u-rikthye-edhe-me-i-forte"

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 9:32

Embolo për vërshëllimat e tifozëve në Prishtinë ndaj Xhakës: Ai u vërshëllye nga 60 mijë tifozë te Arsenali dhe u rikthye edhe më i fortë

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 9:32

Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.

Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.

Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.

Pas ndeshjes, bashkëlojtari i tij, Breel Embolo reagoi rreth vërshëllimave të drejtuara drejt Xhakës.

“Ai është fishkëllyer nga 60 mijë tifozë dhe është rikthyer edhe më i fortë. Ai është një djalë i madh, me supe të gjera. Do ta përballojë shumë mirë këtë”, tha Embolo.