EMA miraton kurën që përdori ish-presidenti Trump për Covid-19 - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 18:55

EMA miraton kurën që përdori ish-presidenti Trump për Covid-19

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 18:55

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA njoftoi sot se një kombinim i ilaçeve të antitrupave i zhvilluar nga “Regeneron Pharmaceuticals” mund të përdoret për të trajtuar pacientë me COVID-19, të cilët nuk kanë nevojë për oksigjen, por janë në rrezik për komplikacione të rënda të sëmundjes.

Ky rekomandim tani mund të përdoret si udhëzues individualisht në vendet evropiane mbi përdorimin e mundshëm të kombinimit të “casirivimab” dhe “imdevimab” para se të licencohet, tha EMA.

Kokteji i antitrupave të Regeneron u autorizua për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara në nëntor dhe iu dha ish-presidentit të SHBA Donald Trump gjatë infeksionit të tij me COVID-19.

Trajtimi, i dhënë përmes pikave, është pjesë e një klase të barnave të njohura si antitrupa monoklonalë, të cilët prodhojnë kopje të antitrupave të krijuara nga trupi i njeriut për të luftuar infeksionet.

“Për sa i përket sigurisë, shumica e efekteve anësore të raportuara ishin të lehta ose të moderuara, megjithatë reagimet në lidhje me infuzionin (përfshirë reagimet alergjike) janë parë dhe duhen monitoruar,” tha EMA.

Regeneron tha të enjten një panel i pavarur zbuloi se trajtimi kishte “efikasitet të qartë klinik” në uljen e niveleve të shtrimit në spital dhe vdekjeve të pacientëve.