Elvisi "qau" para martesës dhe tha “nuk kam zgjidhje” – Përse u martua ai atëherë? - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

04/05/2021 0:25

Elvisi “qau” para martesës dhe tha “nuk kam zgjidhje” – Përse u martua ai atëherë?

Arte

Gazeta Express

04/05/2021 0:25

Elvis Presley është zbuluar se kishte qarë para martesës duke thënë “nuk kam zgjidhje” dhe Priscilla e kishte hasur këtë shqetësim të tij! Kështu që, pse u martua ai atëherë?

Elvis Aaron Presley ishte martuar me Priscilla Beaulieu Presley më 1 maj të vitit 1967 në Las Vegas. Ishte një martesë showbiznesi në mes të dy njerëzve pas gjashtë viteve kur ata kishin rënë në dashuri. Çifti doli për fotografi dhe mandej u nisën për në pushime në Palm Springs për Muaj të Mjaltit. Priscilla ishte vetëm 21 vjeçare dhe thotë se ajo ishte e virgjër në natën e martesës. Saktësisht, nëntë muaj më vonë ata kishin një vajza që e quajtën Lisa Marie. Gjithçka dukej si një përrallë.

Shtëpiakja dhe kuzhinierja e Elvisit, Alberta Holman kishte punuar me vite të tëra shumë afër nënës së tij, Gladys, transmeton GazetaExpress.  

Pasi që Gladys vdiq, Alberta vazhdonte t’ia gatuante ushqimin e preferuar të tij të proshutës, pulës dhe bizeleve.

Sipas  librit biografik, “Down at the End of Lonely Street: The Life and Death of Elvis Presley” nga Peter Harry Brown dhe Pat H. Broeske, Alberta tha se ajo e kishte gjetur duke qarë Elvisin para martesës më 1967.

Ajo e kishte pyetur atë pse nuk po e anulonte atë nëse kjo e bën atë të palumtur dhe ai i ishte përgjigjur, “Nuk kam zgjidhje tjetër”.

Alberta Holman

Kishte zëra që babai i Priscillas ishte zemëruar pas disa viteve jetesë të vajzës së tij, duke e kërcënuar me ndjekje penale se ka jetuar me një te mitur duke shkelë ligjin e shtetit.

Ai kishte udhëtuar me Priscillan në Los Angeles dhe Las Vegas kur ajo ishte 15 vjeç, e cila ishte e kundërta e marrëveshjes që ai kishte bërë me prindërit e saj kur ata e kishin lejuar që të largohet më të në Gjermani në moshën 16 vjeçare.

Elvis i kishte siguruar që vajza e tyre do të mbetet në Memphis, në shtëpinë e gjyshes së yllit, Minnie Mae, duke jetuar në një shtëpi të ndarë dhe për ta shkuar në shkollë.

Madje, në vend të kësaj Priscilla shkroi kartolina të rreme duke i dërguar ato nga Memphisi derisa ajo vazhdonte udhëtimet me Elvisin.

Megjithatë, ka pretendime të tjera që thonë se ishte vetë Priscilla që i kishte bërë presion Elvisit për martesë, duke e kërcënuar se ajo do t’i tregonte mediave për lidhjen e tyre, sidomos gjatë kohës që ajo ishte në moshën 14 dhe 15 vjet, transmeton GazetaExpress.  

Priscilla gjithmonë e ka mohuar këtë.

E pyetur nga Barbara Walters se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë ajo kishte thënë “unë mendoj që kishte pak presion. Ne ishim bashkë gjashtë vjet, lidhja shkonte shumë mirë. Ky sugjerim mendoj se erdh nga Colonel Parker (Menaxher i Elvisit) që i kishte thënë ‘ose duhet të martohesh ose lërë vajzën e lirë. Nëse nuk dëshiron që të martohesh, çfarë je duke bërë atëherë?”.

Para martesës, sigurisht kishte pak romancë e cila gjë dukej më shumë si një transaksion biznesi për qëllime publicitare. Pak para Krishtlindjeve më 1966, Elvis i kishte propozuar fejesë Priscillas dhe ata u martuan më 1 maj 1967 në hotelin Aladdin në Las Vegas. Martesa, ishte aranzhuar nga Parker dhe zgjati vetëm tetë minuta.

Kishte vetëm një konferencë të shpejtë për shtyp dhe një vakt mëngjesi që kushtoi 10 000 dollarë, ku morën pjesë familja, shokët dhe bashkëpunëtorët e biznesit të Elivis si kompania e incizimeve MGM, RCA dhe William Morris Agency.

Disa nga shokët e ngushtë të Elvisit nuk ishin ftuar në ceremoninë aktuale, përfshirë Red West, i cili ka qenë me yllin nga fillimi i tij dhe i kishte kërkuar Elvisit që të jetë shoku i tij më i mirë. West ishte hidhëruar aq shumë saqë e kishte lënë punën me Elvisin.

Pas martesës, Elvisi dhe Priscilla hipën në avionin e tyre privatë dhe patën një Muaj Mjalti shumë të shkurtër deri më 4 maj.

Ky ishte fillimi i fundit.

Gjatë gjithë jetës së tij si një yll, Elvisi vazhdimisht ju kishte dhënë shpresë grave që ai do të martohet me to, por kjo ndodhi vetëm njëherë dhe si duket ai nuk kishte opsion tjetër.

Ai idealizoi për gratë e reja dhe të pafajshme apo, të paktën, ato i ndiqte. Ai ishte i pasionuar për të pasur biseda fëmijërore dhe vazhdimisht insistonte që Priscilla kishte qenë e virgjër. Me t’u bërë ajo një grua dhe nënë, kjo e ndryshoi edhe mënyrën se si Elvisi e shikonte atë.

Priscilla, edhe vet nuk ishte e kënaqur kur mbeti shtatzënë shumë shpejt, duke pasur frikë për mënyrën si do ta shihte atë Elvisi – dhe kishte të drejtë. Ajo më vonë tha që ai nuk flinte me të.

“Elvisi e kishte të vështirë të merrej me mua pasi u bëra nënë e një vajze të vogël ku unë qëndroja më të. Nuk e dija atëherë, por kjo është ajo që kuptova vite më vonë- që ai kishte qenë si një baba më shumë për mua”, kishte thënë Priscilla për Barbara Walters.

Elvis nuk dëshironte që kjo të ndryshonte dhe kur ndodhi, ishte fillimi i fundit të lidhjes se tyre.

Edhe pse Elvisi mbeti i përkushtuar si një baba i dashur për Lisa Marie, ndjenjat e tij për Priscillan ndryshuan.

Pasi jetuar një kohë të gjatë të ndarë, ata u ndanë zyrtarisht në shkurtin e vitit 1972. /GazetaExpress/