Ylli i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ishte protagonist absolut në triumfin 3-2 të FC Augsburg në transfertë ndaj ish-skuadrës së tij, VfL Wolfsburg.
Në minutat e fundit të takimit (90+3’), Rexhbeçaj shënoi golin vendimtar pas një asistimi perfekt nga Claude-Maurice, duke dërguar topin në kënd me një goditje të fuqishme që nuk la asnjë shans portierit vendas. Ky gol vulosi përmbysjen dhe i dha Augsburgut tri pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Augsburg ngjitet në vendin e 10-të me 28 pikë, ndërsa Wolfsburg mbetet në zonën e rrezikut, në vendin e 15-të me 20 pikë.
Ky ishte goli i dytë i Rexhbeçajt këtë sezon, duke konfirmuar formën e tij të mirë dhe duke treguar se është një faktor vendimtar në mesfushën e Augsburgut, me shpresën që të rifitojë vendin e titullarit. /GazetaExpress