string(49) "elvis-hoxha-me-akuza-ndaj-lajcakut-eshte-mercenar"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 12:34

Elvis Hoxha me akuza ndaj Lajçakut: Është mercenar

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 12:34

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë në televizionin “Euronews” të Shqipërisë. Një nga pyetjet e shtruara ndaj tij kishte të bënte edhe me Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do t’iu pyesja, besoni se Miroslav Lajçak do të shkojë të takojë sërish kryeministrin Kurti?” – ishte pyetja e moderatorit.

Në përgjigjen e tij, Elvis Hoxha e quajti Lajçakun një mercenar dhe mbrojtës i çështjes serbo-ruse.

“Lajçaku është mercenar. Një mercenar nuk ka turp. Mercenari nuk ka turp. Nëse e shikojmë nga pozitat tona, ne e gjykojmë si mercenar. Po ta shohim nga pozitat e serbëve e rusëve, ai është partizan i tyre, ushtar i tyre. Edhe si ushtar i tyre, s’ka pse të ketë turp. Ai mbron çështjen e vetë serbo-ruse. Ky njeri nuk ka turp, kështu që ky do vazhdojë të vrapojë mbase do të marrë bileta të takojë prapë Escobarin në Nju Jork, Uashington” – deklaroi Hoxha.