Elvin Guri, aksioneri i Telekom Albania, zgjidhet anëtari më i ri i Bordit të Administrimit të RIT Kosovë (A.U.K) - Gazeta Express
string(109) "elvin-guri-aksioneri-i-telekom-albania-zgjidhet-anetari-me-i-ri-i-bordit-te-administrimit-te-rit-kosove-a-u-k"

Elvin Guri, aksioneri i Telekom Albania, zgjidhet anëtari më i ri i Bordit të Administrimit të RIT Kosovë (A.U.K)

Gazeta Express

16/07/2020 17:37

Instituti Rochester i Teknologjisë në Kosovë (RIT), institucioni i pavarur i arsimit të lartë kurrikula e të cilit zhvillohet plotësisht në gjuhën angleze, ka tashmë dy anëtarë të rinj në Bordin e tij të Administrimit, ndërkohë që dy antarëve të tjerë iu përfundoi mandati në fund të muajit qershor, 2020.

Dy anëtarët e rinj janë Z. Elvin Guri, sipërmarrësi dhe investitori shqiptar me qendër në Sofie, Bullgari, si dhe Z. Michael Hess, një ish ushtarak i lartë dhe konsulent në Uashington D.C. RIT Kosovë (A.U.K) ka partneritet me Institutin Rochester të Teknologjisë (RIT) në SHBA për të ofruar në Kosovë dhe Ballkan diploma amerikane të një cilësie të lartë. Z. Elvin Guri dhe Z. Michael Hess i bashkohen listës prej 16 anëtarësh të tjerë të Bordit të Administrimit të institucionit arsimor jo-fitimprurës që ka ndërmarrë angazhimin për të sjellë arsimin amerikan dhe standartet më të larta ndërkombëtare arsimore në Kosovë.

Lexo Edhe:

Elvin Guri është sipërmarrës dhe investitor, aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Empower Capital Advisors, si dhe manaxher i Empower Capital Fund, një fond i mbështetur nga fondi europian i investimeve JEREMIE i cili investon në kompanitë industriale në tregun e vogël dhe të mesëm bullgar. I punësuar më parë pranë PwC dhe BERZH (EBRD), Guri bashkëthemeloi në vitin 2001-2002 JetFinance International, i cili u shndërrua në insitucionin më të madh financiar të kredive konsumatore në Europën Juglindore (ky institucion iu shit më pas BNP Paribas Personal Finance në vitin 2007).

Ndër investimet më të fundit të Elvin Guri-t është Telekom Albania, operatori i dytë më i madh i telefonisë së lëvizshme në vend. Z. Guri mbështet gjithashtu një sërë institucionesh dhe iniciativa arsimore në Bullgari dhe Shqipëri. Së fundmi, ai ka krijuar edhe një fond familjar për bursa pranë RIT Kosovë (A.U.K).