Elvana publikon albumin me shtatë klipe - Gazeta Express

Muzike

Gazeta Express

16/04/2021 19:44

Elvana publikon albumin me shtatë klipe

Muzike

Gazeta Express

16/04/2021 19:44

Elvana Gjata ka publikuar albumin e saj më të ri “Çelu”, një album EP që ka shtatë këngë

Të shtatë këngëve të saj Elvana i ka realizuar edhe videoklipe e të cilat i ka transmetuar në profilin e saj në Instagram.

Ditën e sotme këngëtarja publikoi EP-në e radhës, të titulluar “Çelu”.

 Minialbumi do të përmbajë shtatë këngë të reja, të cilat për momentin janë të lansuara vetëm në rrjetin “Spotify”. Këto projekte janë kryesisht të zhanrit baladë; “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” janë këngët më të reja të këngëtares, të cilat shumë shpejt do të vijnë të gjitha edhe të vizualizuara në “Youtube”.

Duket se 2021-a do të jetë viti i Elvanës, duke qenë se për tre vjet i mungoi tregut muzikor. Në muajin shkurt ajo u rikthye me një superbaladë, “Thirr”.

 Gjithashtu pak ditë më parë ajo publikoi disa imazhe të saj, ku shfaqej shumë seksi dhe zbuloi se do të publikojë së shpejti një këngë me titullin “Loti”. /GazetaExpress/

Tashmë EP-in e Elvanës mund ta gjeni në kanalin e saj zyrtarë në youtube. Kliko këtu…