Elvana Gjata uron babain për ditëlindje nga Sunny Hill, fansat këndojnë bashkë me të - Gazeta Express
string(83) "elvana-gjata-uron-babain-per-ditelindje-nga-sunny-hill-fansat-kendojne-bashke-me-te"

Elvana Gjata uron babain për ditëlindje nga Sunny Hill, fansat këndojnë bashkë me të

Rozë

Gazeta Express

05/08/2022 9:10

Elvana Gjata ka bërë një gjest mjaft prekës për babain teksa ndodhej në skenën e festivalit Sunny Hill. Festivali, i organizuar nga Dukagjin Lipa, startoi mbrëmë në Prishtinë dhe do të zgjasë për disa ditë ndërsa do të zhvillohet dhe në Tiranë në fund të muajit.

Në mesin e artistëve që kanë interpretuar ka qenë dhe Elvana, e cila ka marrë një moment për t’i uruar babait të saj ditëlindjen. Pas mesnatës, këngëtarja ka ndarë videon ku shihet teksa iu kërkon pjesëmarrësve të këndojnë për të shtrenjtin e saj.

Lexo Edhe:

“Të dua babi. Gëzuar ditëlindjen” dëgjohet duke thënë këngëtarja në video.

“Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im”, ka shkruar më pas krahas videos.