Elshani thotë se qytetarët e veriut po bashkëpunojnë me policinë - Gazeta Express
string(64) "elshani-thote-se-qytetaret-e-veriut-po-bashkepunojne-me-policine"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 8:21

Elshani thotë se qytetarët e veriut po bashkëpunojnë me policinë

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 8:21

Tash e sa kohë Policia e Kosovës me njësitë e saj inteligjente, po vazhdon të zbulojë dhe konfiskojë armë ilegale në Mitrovicë të Veriut, të cilat dyshohet se ishin fshehur nga grupe kriminale me qëllim destabilizimin e zonës. Identifikimi dhe konfiskimi i këtyre armëve po realizohet falë bashkëpunimit të qytetarëve që jetojnë në atë pjesë, duke ndihmuar forcat e sigurisë të heqin nga qarkullimi arsenale të rrezikshme dhe ta sigurojnë rendin publik.

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës zbulon dhe konfiskon arsenale armësh në veriun e Mitrovicës. Gjatë aksioneve të ndryshme policore, janë gjetur dhe konfiskuar armë të gjata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, karikatorë, granata dore tymuese, antiplumba ushtarakë si dhe veshje ushtarake.

Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka deklaruar për RTK, se armatimi i gjetur në këtë pjesë është armë e fshehur nga grupe kriminale në të kaluarën, me qëllim të destabilizimit të situatës së sigurisë.

Sipas Elshanit, identifikimi dhe konfiskimi i këtyre armëve po bëhet falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët që jetojnë në këtë pjesë të vendit.

Rasti i fundit i zbulimit të armëve ilegale ka ndodhur dje, gjatë një kontrolli në bodrumin e një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki” në Mitrovicë të Veriut.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar tre armë të gjata, 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë, 10 krehër për fishekë, një granatë dore tymuese, dy antiplumba ushtarakë dhe veshje ushtarake.

Advertisement
Advertisement
Advertisement