Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka thënë se kanë përgatitur një plan operativ për ditën e sotme për shkak të procesit të votimit që po mbahet në 4 komunat veriore.
Ai ka thënë për Gazetën Express se situata është nën kontroll.
Elshani ka bërë të ditur se deri tani nuk ka pasur probleme.
“Plani nënkupton që policia të jetë e pranishme dhe të sigurojë rendin dhe qetësinë publike në të gjitha vendet, në përputhje me marrëveshjen me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Jemi këtu nëse ka prishje të rendit dhe qetësisë publike. Gjithashtu edhe njësitë e tjera janë në gatishmëri nëse nevojitet diçka. Situata është normale dhe gjithçka është në rregull. Policia është e pranishme në të gjitha vendet dhe deri më tani nuk ka pasur probleme”, ka thënë ai.