Elshani: Policia kërkoi asistencë për zhytësit e FSK'së, nënkuptohet që kanë ardhë me leje të KFOR'it - Gazeta Express
string(97) "elshani-policia-kerkoi-asistence-per-zhytesit-e-fskse-nenkuptohet-qe-kane-ardhe-me-leje-te-kforit"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 11:51

Elshani: Policia kërkoi asistencë për zhytësit e FSK’së, nënkuptohet që kanë ardhë me leje të KFOR’it

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 11:51

Lëvizja Vetëvendosje po tenton të përfitojë nga prania e pjesëtarëve të FSK-së sot në veri të vendit, të cilët shkuan atje për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë të një 33-vjeçari, i cili dyshohet se është mbytur të dielën pasdite.

Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ka qenë kërkesë e tyre që FSK-ja të shkojë në Ujman me misionin për të asistuar përmes zhytësve të saj për gjetjen e trupit.

“Procedura është e tillë që ne fillimisht vijmë në vend të ngjarjes, zakonisht ne qëllojmë të parët këtu pas qytetarëve dhe policët kanë qenë këtu në këtë parking kur ka ndodhë rasti. Ne i kemi kërkuar zhytësit që të vijnë, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, mandej nëpërmjet hierarkisë sonë komanduese, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ne kërkojmë asistencë për zhytës. Pastaj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kërkon nga FSK-ja asistencën për zhytës. Kështu që ka qenë kërkesë e PK-së që me ardhë këta njerëz këtu. Këta siç po i shihni tash janë këtu”, tha Elshani për mediumin lokal “Mitropol”.

Elshani tha se derisa FSK shkoi në veri bashkë me KFOR-in – ku për qëllime ushtarake nuk i lejohet sipas një marrëveshje me NATO’n që e ka Kosova – “nënkuptohet vetvetiu që kanë ardhur me lejen e tyre”.

Elshani konfirmoi që Policia ka barkat e tyre që ndodhen aty me pajisjet adekuate dhe ndodhen bashkë me zhytësit dhe tash edhe me FSK-në.

“Ne kemi kërkuar gjatë gjithë kohës, por s’ishim të suksesshëm për gjetjen e tij. Shpresojmë që të paktën tash bashkë me FSK-në të gjejmë trupin në mënyrë që familjarëve t’iu largohet të paktën gjysma e dhimbjes”, u shpreh Elshani në prononcimin e tij.