Elshani: Operacioni në veri u krye nën dyshimin për aktivitete kriminale, u intervistuan 6 persona - Gazeta Express
string(96) "elshani-operacioni-ne-veri-u-krye-nen-dyshimin-per-aktivitete-kriminale-u-intervistuan-6-persona"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 6:52

Elshani: Operacioni në veri u krye nën dyshimin për aktivitete kriminale, u intervistuan 6 persona

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 6:52

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, tha se gjatë operacionit policor që u realizua dje në Bankën Postare të Kursimeve dhe 5 filiale e saj në katër komunat veriore të Kosovës, janë intervistuar gjashtë persona.

Në Tëvë1, Elshani tha se ky operacion është kryer me urdhër të prokurorit dhe nën dyshimin për aktivitete kriminale.

Lexo Edhe:

Elshani po ashtu tha se pas operacionit, këto lokacione dyshohen edhe ëpr shpëlarje të parasë.

“Nuk ka pas diçka problem me theksu, kemi pas dyshime për aktivitete kriminale që po ndodhin në këto objekte, kemi shku me urdhëresë të prokurorit dhe ATK-së në mënyrë që të shihet a është biznesi i regjistruar, kemi dyshim se kemi të bëjmë edhe me shpërlarje parash”, tha Elshani.

Ai shtoi se janë bastisur tri lokacione në Mitrovicë të veriu, një në Zveçan një në Zubin Potok dhe një në Leposaviq.

“I kemi intervistuar 6 persona dhe janë liruar”, tha Elshani.