Elshani: Arsenijeviqi s’ishte prezent gjatë bastisjes ku u gjet armatimi, do intervistohet në momentin që haset në të - Gazeta Express
string(114) "elshani-arsenijeviqi-sishte-prezent-gjate-bastisjes-ku-u-gjet-armatimi-do-intervistohet-ne-momentin-qe-haset-ne-te"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 7:09

Elshani: Arsenijeviqi s’ishte prezent gjatë bastisjes ku u gjet armatimi, do intervistohet në momentin që haset në të

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 7:09

Policia e Kosovës gjatë një aksioni dje në Vallaq të Zveçanit ka hasur në një sasi të madhe armatimi.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Në lidhje me këtë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se gjatë bastisjes, Arsenijeviqi nuk ishte prezent por në momentin që do ta intervistojnë.

“Person me interes për intervistim është ai [Arsenijeviqi]. Në momentin e parë që hasim në të, do të intervistohet dhe më pas prokurori vendos në lidhje me të”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Në njoftim, policia tha se gjatë bastisjes, prezent ishin KFOR-i amerikan dhe njësi monitoruese nga EULEX-i.