Elsa Lila flet për ish-bashkëshortin: Jeton 9 orë larg vajzës - Gazeta Express
string(60) "elsa-lila-flet-per-ish-bashkeshortin-jeton-9-ore-larg-vajzes"

Elsa Lila flet për ish-bashkëshortin: Jeton 9 orë larg vajzës

TV/Film

Gazeta Express

02/04/2024 19:38

Këngëtarja Elsa Lila, prej vitesh e divorcuar, duhet të përballet vetë me të gjitha sfidat e prindërimit.

Ish-bashkëshorti, sado të ndihmojë dhe të kontribuojë në mirërritjen e Evitës, vajzës së saj, sërish e ka të pamundur të jetë aty sa herë është nevoja.

Lexo Edhe:

Kjo, edhe për faktin se ai jeton shumë larg.

Në një bisedë të fundit me Dijonisin dhe Robertin, në “Ferma VIP”, Elsa ndau me publikun disa prej sfidave të rritjes së vajzës.

Ajo tha se i duhet të mendojë vetë për çdo gjë: faturat, pagesat, shkollën, kurset, veshjet e gjithçka të papritur që lind për Evitën.

Rritja e fëmijës, shtoi Elsa, është e vështirë, sepse fëmijët duan kushte, ndaj edhe nuk është aq e thjeshtë.

Ndonjëherë, shtoi këngëtarja, duhet të lërë edhe veten pasdore.

E pyetur për kontributin që jep ish-bashkëshorti në të gjitha këto detyrime për të bijën, Elsa tha se babai i vajzës është i përkushtuar, por jeton 9 orë larg tyre.

“Babai është i mirë, impenjohet, por është 9 orë larg me avion”, tha ajo duke lënë të kuptohet se sado i madh të jetë impenjimi i tij, është e pamundur t’i gjendet së bijës me të gjitha nevojat e saj. /Shqip.com