Elsa Aliu, një studente e dalluar dhe aktiviste e angazhuar që në moshë të re, i është bashkuar ekipit të LDK-së në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK për kryetar të Ferizaj, Visar Azemi, i cili e ka mirëpritur Aliun në ekipin që, sipas tij, punon me ndershmëri e përkushtim, “jo për interesa të ngushta, por për një Ferizaj të jetueshëm për të gjithë”.
“LDK mbetet derë e hapur për secilin që angazhohet me dashni dhe nder për qytetin tonë”, ka shkruar Azemi, duke vlerësuar lart përfshirjen e të rinjve në proceset politike dhe shoqërore në nivel lokal.