string(53) "elon-musk-ka-lujt-nkry-thote-trump-sdo-te-flase-me-te"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 14:56

Elon Musk “ka lujt n’kry”, thotë Trump; s’do të flasë me të

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 14:56

Pas raportimeve për një bisedë të mundshme telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, mediat ndërkombëtare tani raportojnë se Trump nuk është i interesuar të flasë me Musk.

Në një intervistë të dhënë për ABC News, Trump ka thënë se nuk është “veçanërisht” i interesuar të flasë me Elon Musk, ndërsa e ka përshkruar Muskun, si një njëri që e “ka humbur mendjen”.

Tutje, sipas medias, Trump ka shtuar se Musk dëshiron të flasë me të, por ai nuk është ende gati për të folur.

Kujtojmë se fillimisht sherri mes tyre nisi me kritikën e Musk për projektligjin e Trump për ulje taksash dhe rritje shpenzimesh, duke paralajmëruar se shkelte kufijtë fiskalë dhe se mund të çonte në recesion. Musk poashtu shkroi, se Trump s’do të mund të fitonte zgjedhjet pa të.

Ndërsa, më pas në radhën e postimeve kundrejt njëri-tjetrit, Trump kërcënoi të anulojë kontrata qeveritare dhe subvencione të rëndësishme për kompanitë e Musk-it, përfshirë SpaceX dhe Tesla. Musk, në një postim tjetër e lidhte Trump me çështjen e dosjeve të Epstein-it.

Sipas Reuters, konflikti mes tyre ka pasur pasojë të menjëhershme në treg: aksionet e Tesla-s panë rënie prej mbi 14% (afërsisht 150 miliardë dollarë humbje në një ditë), edhe pse mëngjesin e së premtes pati një rimëkëmbje prej rreth 5% pas lajmit për bisedën e mundshme Musk-Trump, që tani s’duket se do të realizohet.

aaaaa