string(50) "elon-musk-i-ftuar-vip-ne-dreken-mbreterore-ne-riad"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 12:11

Elon Musk i ftuar VIP në drekën mbretërore në Riad

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 12:11

Këshilltari i presidentit Trump dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, sipas listës zyrtare të të ftuarve duket se është mes shumë personaliteteve VIP që po marrin pjesë në drekën e mbajtur në oborrin mbretëror të Riadit.

Duket prania e Musk-ut thekson përpjekjet e Arabisë Saudite për të forcuar lidhjet me liderët globalë të teknologjisë dhe biznesit, ndërsa raportohet se Musk, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe presidenti Trump janë parë duke biseduar shkurt gjatë pritjes.

Sipas BBC-së, presidenti amerikan pritet të marrë pjesë në një ceremoni me çaj dhe kafe në sallën blu ceremoniale, një drekë me drejtues ekzekutivë, takime dypalëshe dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje.

Kujtojmë se deri më tani, shtetet e Gjirit kanë premtuar shumë, “investime trilionëshe në ekonominë amerikane dhe shpenzim të shumave kolosale për sistemet e armëve amerikane”. E duket se pas kësaj strategjie të hartuar me kujdes për të joshur Trumpin, ekziston edhe dëshira e këtyre shteteve që të forcojnë dhe formalizojnë pozicionet e tyre si partnerë të domosdoshëm të sigurisë dhe ekonomisë së ShBA-së, dhe për të nxjerrë sa më shumë përfitime për veten e tyre.