Elon Musk humb titullin e personit më të pasur në botë - Gazeta Express
string(54) "elon-musk-humb-titullin-e-personit-me-te-pasur-ne-bote"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 8:19

Elon Musk humb titullin e personit më të pasur në botë

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 8:19

Elon Musk ka humbur titullin e tij të “personit më të pasur në botë” ndaj bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison.

Pasuria e Ellison u rrit me 101 miliardë dollarë në 393 miliardë dollarë duke tejkaluar vlerën neto të Musk prej 385 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg.

Aksionet e kompanisë fituan 36 për qind sot që ishte fitimi më i madh njëditor i aksionit që nga viti 1992.

Ellison është aksionari më i madh individual i Oracle dhe kapi titullin e personit më të pasur në botë për shkak të fitimeve të jashtëzakonshme të aksioneve të mërkurën.

Rritja e aksioneve është jashtëzakonisht e rrallë për një kompani që ka një vlerë të madhe tregu, transmeton KosovaPress.

Vlera e tregut të Oracle u rrit afërsisht 244 miliardë dollarë të mërkurën, duke e çuar në rreth 922 miliardë dollarë.

Oracle sot u ngjit nga kompania e 13-të më e vlefshme në S&P 500 në të 10-tën më të vlefshme, duke tejkaluar vlerën e tregut të Eli Lilly (LLY), Walmart (WMT) dhe JPMorgan Chase (JPM).

Musk e kapi titullin për herë të parë në vitin 2021 dhe e ka mbajtur kryesisht atë gjatë viteve të fundit falë investimeve në Tesla dhe SpaceX.Gjatë viteve, Musk e ka humbur dy herë shkurtimisht, së pari në vitin 2021 ndaj shefit ekzekutiv të LVMH, Bernard Arnault, dhe në vitin 2024 ndaj themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.

Për Ellison, rruga e tij për t’u bërë personi më i pasur në botë daton që nga viti 1977, kur ai la kolegjin dhe ndihmoi në themelimin e Oracle. Multi-miliarderi 81-vjeçar zotëron 98 për qind të ishullit Lana’i të Havait dhe i njihet merita për ringjalljen e turneut të tenisit Indian Wells në Kaliforni.

Ai ka lidhje të ngushta me presidentin Donald Trump. Ai gjithashtu është parë të ketë qenë blerës i  mundshëm i TikTok, por këto plane nuk janë realizuar.