Ellen DeGeneres pranon se u zhvendos në Britani, për shkak se Trump u bë president në SHBA - Gazeta Express
string(89) "ellen-degeneres-pranon-se-u-zhvendos-ne-britani-per-shkak-se-trump-u-be-president-ne-shba"

Rozë

Gazeta Express

22/07/2025 9:18

Ellen DeGeneres pranon se u zhvendos në Britani, për shkak se Trump u bë president në SHBA

Rozë

Gazeta Express

22/07/2025 9:18

Ylli i njohur televiziv amerikan, Ellen DeGeneres realizoi paraqitjen e saj të parë publike që pas zhvendosjes në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo rrëfeu se vendimin për të emigruar në Angli e mori një ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së.

Komediania dhe moderatorja tha para turmës në Cheltenham, Gloucestershire, se “jetëgjatësia thjesht është më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar”. Ellen shtoi se ajo dhe bashkëshortja e saj, Portia de Rossi, po planifikonin të martoheshin në Angli, veçanërisht pas disa nismave në SHBA për anulimin e të drejtës së martesës për personat e të njëjtës gjini. Ajo theksoi se Amerika mund të vijojë të jetë një vend i pasigurt për këta persona.

Pas tre dekadash suksesi në televizionin amerikan—falë emisonit të saj vetjak dhe prezantimeve në ceremonitë e çmimeve Oscar, Grammy e Emmy—Ellen zhvilloi të dielën një bisedë në teatrin Everyman në Cheltenham me prezantuesin Richard Bacon. Kur u pyet nëse raportimet se ajo u zhvendos për shkak të Trumpit ishin të vërteta, ajo përgjigj shkurt “Po”.