Eliza Hoxha: Vendimi i Kushtetueses për formimin e Kuvendit është i qartë dhe i paanshëm - Gazeta Express
string(87) "eliza-hoxha-vendimi-i-kushtetueses-per-formimin-e-kuvendit-eshte-i-qarte-dhe-i-paanshem"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:15

Eliza Hoxha: Vendimi i Kushtetueses për formimin e Kuvendit është i qartë dhe i paanshëm

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:15

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që jep afat 30 ditë për formimin e Kuvendit dhe përcakton se një kandidat mund të votohet vetëm tri herë para se të ndryshohet.

Në Tëvë1, Hoxha tha se rezultati i gjykatës nuk ishte befasi për të, pasi sipas saj ky vendim ishte i qartë dhe i paanshëm.

“Për mua, me thënë të drejtën, nuk ka qenë befasi ky rezultat sepse të njëjtat fajl ka thënë edhe i pari, ky vetëm se erdhi pikë për pikë i vizatuar që t’mos lë hapësirë për asnjë lloj interpretimi,” tha ajo.

Hoxha hodhi poshtë akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj vendimit, lidhur me kufizimin e votimit të kandidatit vetëm tri herë.

“Kushtetuta jonë dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese thërrasin dhe kërkojnë në kuptimin normativ që sa më shpejt të themelohet. E drejta për të propozuar nuk mund të nënkuptojë të drejtën për të bllokuar, nënkupton të drejtën për të bërë shumicën e thjeshtë dhe obligimin për ta bërë shumicën e thjeshtë, por nuk nënkupton për ta mbajtur peng shtetin,” tha ajo.

Deputetja theksoi se mungesa e vullnetit politik është shkaku kryesor për vonesën e formimit të institucioneve.

“Procesi duhet të zgjidhet me proces politik. Ka munguar vullneti politik sepse e patë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka anuluar të gjitha seancat që janë mbajtur më parë, dhe kjo flet diçka. Tjetra, nuk mund të futesh në një votim në çdo proces njëherë me një lloj votimi dhe ta ndryshosh rregullën e lojës kur nuk votohet ai,” tha Hoxha.