Eliza Hoxha: Specialja e vetmja gjykatë që nuk jep llogari askund - Gazeta Express
string(64) "eliza-hoxha-specialja-e-vetmja-gjykate-qe-nuk-jep-llogari-askund"

Eliza Hoxha: Specialja e vetmja gjykatë që nuk jep llogari askund

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 0:00

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se Gjykata Speciale është e vetmja gjykatë që nuk jep llogari.

Hoxha në emisionin ‘dPt e Fidani’ në T7 tha se I ka takuar të gjithë ish-komandantët e UÇK-së që gjenden në Hagë, përveç Sali Mustafës.

Lexo Edhe:

“Jemi taku me të gjithë, përvec me Calin sepse si duket ka një tjetër tretman. Kemi bo kërkesë kogja moti, për me shku edhe me I taku në mënyrë institucionale. Kosova nuk ka qasje në procesin që ndodh aty, përvec asaj se cka shohim në television”, tha Hoxha.

“Ne jemi Kuvendi i Kosovës. ne jemi themeltarë jemi ligjvënës, meqenëse është themeluar aty, mendoj që kemi nevojë të kemi edhe llogaridhënie.

Kjo është një gjykatë që nuk ka ku të jap llogari. Edhe ata që janë Brenda nuk kanë ku me i adresu paknaqësitë e tyre sepse nuk ka mekanizëm që mund t’I marrë ato ankesa e t’i trajtojë tutje”, tha Hoxha.