Eliza Hoxha i reagon Osmanit pasi e mandatoi Konjufcën: Me çka të bindën Presidente - Gazeta Express
string(70) "eliza-hoxha-presidentes-osmani-me-cka-te-ka-bindur-vv-qe-e-ka-shumicen"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 21:16

Eliza Hoxha i reagon Osmanit pasi e mandatoi Konjufcën: Me çka të bindën Presidente

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 21:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se LVV e ka bindur që mund të sigurojë shumicën.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e ka pyetur se me çka e kanë bindur presidenten.

“Me çfarë të kanë bindur e nderuar Presidente? A mos i kanë nënshkrimet e deputetëve që e përbëjnë 61-shin? A mos ka marrëveshje politike që e mundëson 61-shin?  E bindur ndaj Kurtit keni qenë në vazhdimësi andaj edhe kjo sot nuk përbën  befasi”, ka thënë Hoxha. /Gazeta Express