Eliza Hoxha ia përkujton Përparim Ramës premtimet për Ulpianë: I harrove soliterat - Gazeta Express
string(81) "eliza-hoxha-ia-perkujton-perparim-rames-premtimet-per-ulpiane-i-harrove-soliterat"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 18:55

Eliza Hoxha ia përkujton Përparim Ramës premtimet për Ulpianë: I harrove soliterat

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 18:55

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka reaguar kryetartit ë Prishtinës Përparim Rama, në lidhje me soliterat në lagjen Ulpiana.

Sipas Hoxhës, Rama vetëm e ka prerë shiritin e një projekti të nisur nga Shpend Ahmeti atëkohë si donacion nga programi i MCC.

Hoxha ka deklaruar se Rama i ka fituar zgjedhjet duke premtuar që porjekti përfundon për 9 muaj, duke shtuar se “nuk ka ndodhur asgjë”.

Ajo ka shkruar në Facebook se Rama ka fshiu premtimet e tij si gjurmë në rrjetet sociale, por thotë se këtë nuk mund ta bëjë edhe me kujtesën e njerëzve.

“Përparim Rama  qenka lavdëruar sot me soliterat e mveshur të Ulpianës duke harruar që ai veç e ka pre shiritin e një projekti të nisur nga Shpend Ahmeti atëkohë si donacion nga programi i MCC. E unë sot po kom qejf me ia përkujtu projektin e vet për soliterat e Ulpianës me të cilin i ka fitu zgjedhjet e që ka thanë që e përfundon për 9 muaj, e që në fakt nuk ka ndodhë asgjë”.

“Për këto na jep llogari e sqarime,  kryetar. Mezi i preva imazhet nga një video që  kishe harru me fshi …kryetar….se renderat e premtimeve tua nga fushata e kaluar i ke fshi krejt me i fsheh gjurmët….🙆 Na kemi kujtesë ende sado që ti ke qejf na me shku përyej kujtesës”, ka thënë Rama. /Gazeta Express