Elita Masha i reagon BDI-së: Do të organizoja protesta për mos-përfaqësim të gruas në ekzekutiv - Gazeta Express
string(94) "elita-masha-i-reagon-bdi-se-do-te-organizoja-protesta-per-mos-perfaqesim-te-gruas-ne-ekzekutiv"

Elita Masha i reagon BDI-së: Do të organizoja protesta për mos-përfaqësim të gruas në ekzekutiv

Gazeta Express

16/09/2020 23:52

Emërimi i funksionarëve të BDI-së në ekzekutiv vazhdon të krijojë tensione dhe turbulenca brenda partisë së Ali Ahmetit.

Pas reagimeve të disa degëve në shenjë pakënaqësie për mos-përfaqësim të denjë në Qeverinë “Zaev 2”, së fundmi ka reaguar edhe afaristja e njohur Elita Masha, që njihet edhe si person i afërt me struktura të larta në BDI, e posaçërisht me kryetarin Ahmeti.

Lexo Edhe:

Reagimi i Mashas vjen si pasojë e mos-përfaqësimit të gruas në ekzekuziv. Ajo madje ka reaguar aq ashpër saqë ka thënë se po të ishte në krye të Forumit të Gruas në BDI, do të organizonte protesta para selisë në Reçicë!

“Sa me fat është partia ime BDI që s’jam unë në krye të forumit të gruas?

Tani ose do kishim gra në ekzekutiv në të gjitha nivelet ose do kishim protesta të mirë organizuara para selisë???

E dini pse ?
Sepse si unë ka plot që mbijetojnë edhe pa partinë dhe kauzen gjinore e kanë mbi gjithcka??
#Gratë jo vetëm dekor dhe abuzim për fushatë❌
#STOP STIGMATIZIMIT GJINOR?
KU S’KA GRA, S’KA JETËGJATËSI ❗️” ka shkruar Elita Masha sonte në profilin e saj në Facebook.

Pjesa e fundit e reagimit të Elita Mashës ku thuhet “Ku s’ka gra, s’ka jetëgjatësi” lë hapësirë për tu dyshuar se Masha dhe persona të tjerë afër saj brenda BDI-së, nuk janë fare të kënaqur me emërimet e fundit të kryetarit Ali Ahmeti

Së fundmi Elita Masha ka qenë një nga emrat e lakuar nëpër rrjetet sociale për drejtoreshë në një nga dikasteret që i morri BDI-ja, megjithatë si duket palët nuk kanë mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Elita Masha ka qenë e nominuar edhe për deputete në njësinë zgjedhore numër 6, ofertë të cilën e ka refuzuar.

Masha është delegate e përjetshme në kongres si personalitet nderi./GazetaExpress/