Eliminoni pagjumësinë duke konsumuar këto produkte - Gazeta Express
string(50) "eliminoni-pagjumesine-duke-konsumuar-keto-produkte"

Eliminoni pagjumësinë duke konsumuar këto produkte

Gazeta Express

11/03/2020 15:31

Gjatë ditës të gjithë harxhojmë shumë energji, kështu që natën kemi nevojë për një gjumë të mirë. Por shumë njerëz, kanë vështirësi t’i zë gjumi dhe kanë probleme të theksuara me kualitetin e gjumit. Sidoqoftë, ekzistojnë disa produkte që nëse konsumohen gjatë natës, ju ndihmojnë që të flini më mirë. Disa nga këto produkte janë:

Qumështi i ngrohtë– është një nga opsione më të mira për të nxitur gjumë të thellë dhe kualitativ. Ai përmban triptofan, i cili e stimulon krijimin e melatoninës, e cila është thelbësore që t’iu zë gjumi.

Lexo Edhe:

Çaj menteje– ky lloj çaji njihet për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore. Menteja gjithashtu e zvogëlon intensitetin e tyre, duke i lejuar trupit të pushojë siç duhet.

Lëngu i qershisë– njësoj si qumështi ky lëng përmban triptofan. Ky lëng është testuar në shumë studime për të trajtuar pagjumësinë dhe është provuar të jetë një nga opsionet më efektive për ta luftuar atë, duke siguruar një gjumë kualitativ.

Qumështi i arrës së kokosit– ky lloj qumështi përmban magnez dhe kalium, dy minerale shumë efektive në relaksimin e muskujve. Ai e zvogëlon presionin e gjakut dhe ndihmon ekuilibrimin e elektroliteve natyrorë.

Bananet– ky frutë ka një efekt relaksues dhe qetësues duke e zvogëluar stresin fizik. Gjithashtu, sasia e saj e fibrave dhe karbohidrateve mbushë stoamkun dhe çon në një ndjenjë të ngopjes, gjë që e rrit dëshirën për të fjetur.

Disa produkte të tjera, që e kanë të njëjtin efekt janë: qumështi i bajameve, çaji i gjelbër dhe çaji kamomil. /Express