Eliminohet Peja, AEL-i i bashkohet Prishtinës në finale të Ligës Ballkanike - Gazeta Express
string(74) "eliminohet-peja-ael-i-i-bashkohet-prishtines-ne-finale-te-liges-ballkanike"

Sport

Gazeta Express

12/04/2024 21:41

Eliminohet Peja, AEL-i i bashkohet Prishtinës në finale të Ligës Ballkanike

Sport

Gazeta Express

12/04/2024 21:41

Peja nuk ka arritur që të kualifikohet në finale te Ligës Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar u eliminua në gjysmëfinale nga nikoqirët e “Final 4”, AEL-i, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” në Limassol përfundoi me rezultatin 99:94.

DeAndre Davis me 24 pikë, Larry Thomas me 23 dhe Jimmy Hall me 22 sosh, ishin më të dalluarit te pejanët – por, që në fund ishin të pamjaftueshme.

Në triumfin e qipriotëve u dallua Kyran Mcclure me 29 pikë.

AEL-i në finalen e Ligës Ballkanike do të takohet me Sigal Prishtinën. Ndërsa, Peja do të luajë për vendin e tretë me Lovcenin. Të dy këto ndeshje do të zhvillohen të dielën.

Tani, për Pejën synimi kryesor mbetet mbrojtja e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës, rrugë që do ta nisë pasi të kthehet në Kosovë. “

Verdhezinjtë” do të takohen me Golden Eagle Yllin në fazën gjysmëfinale të “Play-Offit”. /Gazeta Express/