Ëndrra e Lionel Messit për ta fituar titullin e CONCACAF Champions Cup për herë të parë me Inter Miamin mori fund mbrëmë.
Në fakt, Vancouver Whitecaps shkoi në finale pasi fitoi me rezultat 3:1 në Florida për ta siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm, 5:1, shkruan “Gazeta Express”.
Pasi humbi 0:2 në lojën e parë, Inter Miami e bëri një fillim perfekt në tentim për ta përmbysur rezultatin kur shënoi me ish-përfaqësuesin spanjoll, Jordi Alba në minutën e nëntë.
Messi nga mesi i fushës e kaloi topin tek Luis Suarez, i cili e gjeti Alban në të majtë, për ta mposhtur portierin japonez, Yohei Takaoka.
Mirëpo, kjo ishte e tëra që mundën ta bënin Messi me shokë pasi mysafirët bënë rikthim sensacional për të fituar 3:1. /Gazeta Express