Elgit Doda del hapur pro Romeos - Gazeta Express
string(31) "elgit-doda-del-hapur-pro-romeos"

Elgit Doda del hapur pro Romeos

Yjet

Gazeta Express

13/03/2024 19:42

Romeo Veshaj është një prej banorëve më të komentuar të këtij edicioni të ‘BBV3’. Gjithashtu është dhe një ndër konkurrentët që ka pothuajse të gjithë banorët kundër tij.

Siç është vënë re tanimë, dy protagonistët e këtij formati janë Juli dhe Romeo, ku çdo ‘Prime’ nuk mund të nis nëse dy banorët në fjalë nuk janë në qendër të diskutimeve.

Lexo Edhe:

Një reagim ka ardhur së fundmi nga një mik i Romeos, Elgit Doda, ku dyshja ka një raport miqësor shumë të ngushtë, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram shkruan:

‘Broo më thanë se i ke futur në paranoja ata të ‘BBV’ brenda, e me demek po të sulmojnë. Filluan të nxjerrin fytyrën një nga një sa të mbaruar janë!’.- tha Elgiti.