Elezi: Zhbllokohen llogaritë e komunave - Gazeta Express
string(38) "elezi-zhbllokohen-llogarite-e-komunave"

Elezi: Zhbllokohen llogaritë e komunave

Gazeta Express

01/04/2020 14:55

Para një jave autoritetet financiare kishin bllokuar llogarinë rrjedhëse të Komunës së Gostivarit. Zv. e Financave, Shiret Elezi, për “Klan Macedonia” tha se tani e tutje, për shkak të rrethanave të krijuara si pasojë e përhapjes së coronavirusit, nuk do ketë përmbarime nga llogaritë bankare të komunave, përcjell GazetaExpress.

“Ligji për përmbarimin pezullohet deri në fund të qershorit dhe në këtë mënyrë ndihmohen, përveç qytetarët, edhe komunat e vendit për realizimin e obligimeve të tyre operative-rrjedhëse që të mund të ndërmarrin të gjitha aktivitete e nevojshme për luftimin e pandemisë së Covid-19”, tha zonja Elezi.

Lexo Edhe:

Ajo saktëson se Ligji i Përmbarimit pezullohet nga një prilli e deri në mbarim të muajit qershor. Konform kësaj, agjentët e përmbarimit janë të detyruar të ndërpresin veprimet e zbatimit.

Huadhënësit dhe kryerësit e operacioneve të pagesave, po ashtu ,obligohen të ndalojnë veprimet e tyre, sipas urdhëresave të lëshuara nga agjentët e përmbarimit deri në fund të qershorit:

‘Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur mjetet janë depozituar tek agjentët të përmbarimit si dhe rastet që kanë të bëjnë me alimenatcionet për fëmijët që jetojnë tek prindërit e vetëm’, tha Zv. ministrja e Financave, Shiret Elezi.

Në seancën e së martës Qeveria miratoi paketën e dytë të masave ekonomike me qëllim të zbutjes dhe përballimit të pasojave si rezultat i pandemisë së coronavirusit./GazetaExpress/B.Lika/