Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vendosja e kamerave vëzhduese në hapësirat e vendvotimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë do të bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore.
Zëdhënësi për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në lidhje me këtë çështje ka bërë të ditur se kamerat do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë e pranishme kabina e votimit në qendrat e votimit në Kosovë.
“Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim. Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit”, tha Elezi.
Sa i përket ruajtjes së regjistrimeve të kamerave, zëdhënësi i KQZ-së thotë se këto regjistrime do të jenë me kohë të përkoshme deri tek shkatërrimi i materialit zgjedhor.
“Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullësi me qëllim që t’iu ofrohen institucioneve ligjzbatuese”, thekson Elezi për rtv21.tv
Ndërkaq në qasjen e videoregjistrimeve sipas Elezit do të ketë qasje vetëm me vendime dhe kërkesa të institucioneve ligjzbatuese.
“Në ditën e zgjedhjeve, KQZ nuk do t’i monitorojë këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe se qasja në videoregjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligjzbatuese”, potencon ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...