Aktivistja Elena Uka ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Valon Syla, i cili në emisionin Pressing në T7 ngriti pyetje lidhur me mospjesëmarrjen e disa familjeve të luftës në marshin “Drejtësi, jo Politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Syla u shpreh:
“Familjet e mëdha nuk i kuptoj kur çohen kundër vetes. Nuk e kuptoj pse gruja e Rexhep Selimit ka problem me dalë në protestë… P.sh., Familja Jashari pse e ka zor me dalë, pyetje po bëj.”
Tutje shton se ndërkombëtarë si Clark e Rubin e kanë mbështetur luftën, ndërsa sipas tij, është e pakuptueshme hezitimi për pjesëmarrje në protestë.
E pikërisht për këtë, Elena Uka bëri të ditur në emisionin “Kosova Live” në T7 se i ka shkruar edhe privatisht Valon Sylës, duke e përkrahue dhe pyetur:
“Pse gjithmonë duhesh me bo pyetje të vështira?”
Sipas saj, kjo çështje është diskutuar edhe brenda familjes së saj, duke ngritur dilema se si është e mundur që mbështetja për luftën ka ardhur edhe nga Amerika, ndërsa sot ka hezitime apo qëndrime të ndryshme nga disa që kanë qenë pjesë e luftës.
Uka la të kuptohet se e përkrah qasjen e Valon Sylës për hapjen e debatit publik rreth pjesëmarrjes së familjeve të luftës në protesta.
Për më shumë ndiqni intervistën e dhënë sot për “Kosova Live”: