Të dëgjosh që pajisjet e zgjuara në shtëpi, si elektroshtëpiaket mund të ndryshojnë cilësinë e jetës suaj, mund të duket e çuditshme dhe absurde. Por kur të mësoni të gjitha gjërat që mund të bëjnë këto pajisje të zgjuara për ju, atëherë do e kuptoni se të investoni në to do të ishte gjëja më e mirë për ju. Çdo vit, Consumer Electronics Show (CES) prezanton inovacione të reja që ndryshojnë mënyrën se si jetojmë. Një nga zhvillimet më emocionuese vitet e fundit është rritja e teknologjisë smart për shtëpitë, veçanërisht në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. Me pajisje të lidhura përmes platformave si Samsung SmartThings, shtëpitë inteligjente nuk janë na ofrojnë më vetëm komoditet, por tashmë ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shëndetit. Aplikacioni Samsung SmartThings vepron si një qendër kryesore për menaxhimin e pajisjeve smart, duke krijuar një ekosistem ku gjithçka, nga ndriçimi dhe cilësia e ajrit deri te siguria dhe monitorimi i gjumit, monitorohet me qëllim përmirësimin e jetës së përditshme.
Teknologjitë e reja të ekraneve dhe partneritetet strategjike janë shembulli që theksojnë vizionin e Samsung për një të ardhme më të zgjuar dhe më të lidhur. Kjo qasje inovative nuk kufizohet vetëm në përmirësimin e jetës së përditshme përmes pajisjeve smart, por shtrihet edhe në përvojën audiovizuale. Në krye të këtij inovacioni është Neo QLED 8K QN990F, televizori më i avancuar i Samsung deri më tani, i projektuar për të ofruar performancë të pakrahasueshme, dizajn elegant dhe përvoja më të zgjuara, të drejtuara nga inteligjenca artificiale.
Gjithashtu, inovacioni i Samsung nuk ndalet vetëm te përmirësimi i imazhit dhe tingullit, por ai e shndërron televizorin në një qendër inteligjente që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme. Falë Samsung Vision AI dhe integrimit me ekosistemin SmartThings, ekranet inteligjente bëhen pjesë thelbësore e një shtëpie të lidhur, me opsionet:
Home Insights që ofron përditësime në kohë reale mbi ambientin e shtëpisë, nga siguria deri te njoftimet e personalizuara, duke ju dhënë qetësi mendore kudo që ndodheni. Ndersa, Pet and Family Care siguron monitorim të avancuar për kafshët shtëpiake dhe anëtarët e familjes, duke zbuluar sjellje të pazakonta dhe duke përshtatur mjedisin në mënyrë inteligjente – si p.sh. zbehja automatike e dritave kur një fëmijë bie në gjumë. Për më tepër, përdoruesit mund të marrin përditësime të drejtpërdrejta dhe të aksesojnë ngjarje të regjistruara përmes televizorit të tyre.
Risitë e fundit të CES tregojnë se pajisjet inteligjente të shtëpisë nuk janë më vetëm për komoditet—ato po bëhen mjete thelbësore për mirëqenien. Me përparimet në monitorimin e shëndetit me inteligjencë artificiale, kujdesin e asistuar me komandë zanore dhe zgjidhjet ekologjike për mirëqenie, e ardhmja e jetës smart do të revolucionarizojë mënyrën se si kujdesemi për veten. Duke integruar Samsung SmartThings me teknologjinë më të fundit për shtëpitë inteligjente, përdoruesit mund të shijojnë një stil jete më të shëndetshëm, më të sigurt dhe më të balancuar me vetëm një prekje në smartphone-in e tyre.
Për më shumë informacione rreth produkteve Samsung, vizitoni https://www.samsung.com/al/.
