string(78) "elektricisti-humbi-jeten-ne-vendin-e-punes-prokuroria-con-per-gjykim-3-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

18/05/2025 16:11

Elektricisti humbi jetën në vendin e punës, Prokuroria çon për gjykim 3 persona

Shqiperi

Gazeta Express

18/05/2025 16:11

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier ka përfunduar hetimet për dosjen ku shtetasi S.B humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike teksa punonte, ndërsa ka dërguar në gjyq tre shtetas për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, ‘Shpërdorimi i tokës’, ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.1418, të datës 16.09.2024, rezultoi se më 14.09.2024, në fshatin Suk-1, Njësia Administrative Strum, Bashkia Roskovec, ka humbur jetën shtetasi S.B, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Viktima S.B, teksa punonte në kantierin e shtetasit E.D, (I pandehur), ka rënë në kontakt me linjën e transmetimit të energjisë elektrike e cila ndodhej në afërsi të objektit pa leje që po ndërtohej nga i pandehuri E.D.

“Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar fakti penal, që lidhet me veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 pg.1 i Kodit Penal, vepër e konsumuar prej shtetasi E.D. Ky shtetas rezulton se me cilësinë e ndërtuesit/porositësit, investitorit, nuk ka marrë masat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes në punë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Fierit cilëson se nga ana e shtetasit E.D është realizuar një ndërtim pa leje, ku nuk ishte marrë asnjë masë në funksion të sigurimit të kushteve të punës apo sigurimit teknik në kantier. Detyrimi për marrjen e masave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë buronin për të pandehurin nga ligji nr.10287 datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, V.K.M-në Nr.312, datë 5.5.2010 “Për Miratimin e Rregullores “Për sigurinë në kantier”, V.K.M nr.312/5.5.2010 dhe “Rregullore për sigurimin teknik për punën në ndërtim”.

Gjithashtu, është hetuar në lidhje me veprimet apo mosveprimet e organeve shtetërore sa i përket ndërtimit pa leje. Nga hetimi u provua se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, ka qenë në dijeni të ndërtimit pa leje dhe nuk ka marrë asnjë masë në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë sigurinë teknike në punë me pasoja në jetën dhe shëndetin e personave apo që janë në kundërshtim me rregullat në fushën e ndërtimit.