Pamela Anderson u sigurua që e gjithë vëmendja të ishte tek ajo teksa mori pjesë në sfilatën e Tom Ford gjatë Javës së Modës në Paris
amela Anderson u sigurua që e gjithë vëmendja të ishte tek ajo teksa mori pjesë në sfilatën e Tom Ford gjatë Javës së Modës në Paris. Aktorja e famshme u shfaq me një model të ri dhe të guximshëm të flokëve.
“Daily Mail” shkruan se flokët e shkurtër të 58-vjeçares janë për një rol krejt të ri në një film, të cilin ajo do të fillojë t’a xhirojë menjëherë pas eventit të rëndësishëm të modës.
Ndërkohë aktorja e Baywatch, i shtoi transformimit të saj të guximshëm një fustan të gjatë e të zi, me një të çarë të gjatë deri në kofshë, duke treguar kështu këmbët e saj të tonifikuara. Krahëve kishte hedhur një xhaketë. Gjithashtu veshjen e kishte kombinuar me një palë taka të errëta stileto.
Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Pamela Anderson shfaqet e qeshur teksa përshëndet njerëzit përpara sfilatës së modës.
Nga ana tjetër, në filmin e saj të ri francez, të quajtur “Love is Not the Answer”, aktorja 58-vjeçare do të luajë përkrah Steve Coogan.
Frymëzimi i saj për flokët erdhi nga tre aktore skandinave, Bibi Andersson, Liv Ullmann dhe Gunnel Lindblom, të cilat krenoheshin me stile të ngjashme.
Më herët gjatë këtij vit, një burim i tha “Daily Mail” se Pamela është e kënaqur që ajo “po duartrokitet për pamjen e saj të qetë dhe po njihet për talentin e saj të vërtetë”.