string(98) "elbert-skandali-pacolli-i-ldk-akuzon-ministrin-krasniqi-se-ndau-para-per-baben-e-asistentes-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 15:21

‘‘Elbert skandali’’, Pacolli i LDK akuzon ministrin Krasniqi se ndau para për babën e asistentes së tij

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 15:21

Egzon Pacolli, nga i Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka shkruar për një ‘‘skandal’’, ku sipas tij Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka ndarë fonde publike për babën e asistentes së tij.

Pacolli ka akuzuar Krasniqin se e ka kthyer ministrinë ‘’në pronë private’’, dhe se, paratë e taksapaguesve i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij, Arjeta Shala.

Në postimin e tij në të cilin  ai ka bashkangjitur edhe një dokument, Pacolli ka deklaruar edhe se ‘‘ndërkohë që mbi 800 qytetarë të komuniteteve kishin aplikuar për ndihmë, ministri i kishte ndarë fondet për njerëzit e vet’’.

Postimi:

Elbert Skandali! I kishte ndarë fondet publike për babën e asistentes së tij!

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, e kishte kthyer ministrinë në pronë private!

Paratë e taksapaguesve i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij, Arjeta Shala.

Përfituesi: Fitim Shala.

Kjo nuk kishte qenë ndihmë për komunitetet në nevojë por keqpërdorim i parasë sonë.

Ndërkohë që mbi 800 qytetarë të komuniteteve kishin aplikuar për ndihmë, ministri i kishte ndarë fondet për njerëzit e vet.

Po fillojna me babën e asistentës së tij, e tash nga 57 përfitues ju dalin dhjetëra familjarë!

Hajn Krasniqi! /GazetaExpress