Sot inaugurohet sheshi “Rexhep Luci” në Prishtinë - Gazeta Express
string(47) "sot-inaugurohet-sheshi-rexhep-luci-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 7:42

Sot inaugurohet sheshi “Rexhep Luci” në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 7:42

Në ora 19:00, sot inaugurohet sheshi më i ri në kryeqytet i cili mban emrin e Rexhep Lucit, arkitektit të ndjerë, një prej figurave më të rëndësishme të urbanizmit në Kosovë.

Me këtë rast, do të bëhet edhe shpalosja e pllakës përkujtimore kushtuar Rexhep Lucit, në nderim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban.

Ceremonia do të mbahet në hapësirat e reja të sheshit dhe pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, familjarë, miq dhe qytetarë të kryeqytetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement