‘El Clasico’ – Reali humbi Hazardin, Barça Roberton - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

23/02/2020 17:24

‘El Clasico’ – Reali humbi Hazardin, Barça Roberton

Futboll

Gazeta Express

23/02/2020 17:24

‘El Clasico’, mes Real Madridit dhe Barcelonës, ashtu si ndeshjen e parë – s’do të jetë e kompletuar…

Los Blancos kanë humbur më të mirin e tyre, Eden Hazardin, që u dëmtua mbrëmë në humbjen befasuese 1-0 nga Levante, çka bëri që Real Madridi të mbesë 2 pikë prapa Barcelonës me ‘El Clasicon’ që zhvillohet të dielën e ardhshme dhe do të jetë shumë vendimtare sa i përket titullit.

Lajmi i keq tani është bartur nga Reali, te Barça, që ka humbur Sergi Roberton.

Ai ishte në stol në fitoren 5-0 ndaj Eibar, por gjatë ditës së sotme pa pritur Barça njoftoi se lojtari ka probleme me kofshën e djathtë, ai ka probleme muskulore dhe do të jetë jashtë për të paktën 3 deri 4 javë.

Roberto do të humbasë edhe ndeshjen në Champions League kundër Napolit, ashtu si Hazard atë kundër Manchester City. /Gazeta Express/