“El Chiringuito”: Klopp në bisedime të avancuara me klubin spanjoll, nuk shkon te Reali - Gazeta Express
string(83) "el-chiringuito-klopp-ne-bisedime-te-avancuara-me-klubin-spanjoll-nuk-shkon-te-reali"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 12:13

“El Chiringuito”: Klopp në bisedime të avancuara me klubin spanjoll, nuk shkon te Reali

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 12:13

Pas dorëheqjes nga bankina e Liverpoolit në fund të sezonit 2023–24 dhe një periudhe pushimi nga drejtimi teknik, emri i Jürgen Klopp po rikthehet fuqishëm në skenën e trajnerëve.

Sipas raportimeve nga emisioni spanjoll “El Chiringuito”, trajneri gjerman është në bisedime të avancuara me Atletico Madridin për ta marrë drejtimin e klubit madrilen për sezonin e ardhshëm, përcjell “Gazeta Express”.

Fillimisht, Klopp kishte njoftuar se dëshiron ta bëjë një pushim nga futbolli aktiv pas përvojës së gjatë në Premierligë, duke e përfunduar misionin e tij te Liverpool dhe më pas duke e marrë një rol drejtues te Red Bulli si drejtor global i futbollit.

Megjithatë, sipas “El Chiringuito”, drejtuesit e Atletico Madridit janë në bisedime aktive me të dhe shpresojnë që ai ta bëjë një rikthim në bankinë tek madrilenët.

Raportimet thonë gjithashtu se Klopp e ka refuzuar një ofertë të mëparshme nga Real Madridi duke u shprehur se e preferon projektin dhe filozofinë e Atletico Madridit, të cilën e sheh si një sfidë tërheqëse dhe të përshtatshme për stilin e tij të punës.

Bisedimet janë përshkruar si të avancuara dhe një marrëveshje me Atleticon mund të nënshkruhet në ditët në vijim, me klubin që synon ta zëvendësojë Diego Simeone në bankinë për sezonin 2026–27.

Sidoqoftë, duhet pritur konfirmimi zyrtar nga të dyja palët sepse këto lëvizje për momentin mbeten në fazë negociatash dhe spekulimesh. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement